Deputeti i VV’së, Gramos Agusholli thotë se do të ketë Asociacion, por jo me kompetenca ekzekutive.
Këtë deklaratë Agusholli e dha për GazetaBlic, teksa komentoi kërkesën urgjente që sot Emisari Special i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar, tha për kryeministrin Kurti në BBC
“Ashtu siç ka thënë kryeministri Kurti, që asociacion do të ketë, por jo me kompetenca ekzekutive. Qeveria e Kosovës është zotuar që do ta respektojë marrëveshjen e Ohrit, por ajo duhet te respektohet si tërësi, jo në mënyrë të pjesshme”, tha Agusholli
Në anën tjetër, Agusholli foli edhe për situatën në veri dhe kërkesën e ndërkombëtarëve për tërheqjen e njësive speciale nga veriu
A
gusholli thotë se kryeministri Kurti u tregua fleksibil duke thënë se do të mbahen zgjedhjet e reja.
Sipas Agushollit, është gabim nëse dikush mendon që duhet bërë kompromis me bandat dhe kriminelët në veri, të cilët sipas tij janë të dirigjuar dhe ushqehen nga Serbia.