I përmendi emrat e kriminelëve në veri, Lista Serbe i reagon ashpër Kurtit

Advertisement

Lista Serbe i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili i përmendi sot me emra organizatorët e protestave në veri të Mitrovicës. Ajo çfarë thuhet në reagimin e Listës Serbe është se Kurti ka sulmuar “serbë të ndershëm” 

“Akuzat e sotme të pabaza dhe vënia në e shënjestrës mbi ballin e grave serbe dhe serbëve në veri të Kosovës dhe Metohisë vetëm pse nuk pranojnë të shkelin të drejtat e tyre elementare tregon karakterin fashist të regjimit të Albin Kurtit. A janë turmat, profesorët, mjekët, infermierët, minatorët, qytetarët dhe përfaqësuesit politikë siç i etiketoi Albin Kurti sot në parlament”, thotë reagimi i Listës Serbe.

Kurti ka shkuar aq larg duke thënë se ka organizuar shumë protesta që kanë qenë paqësore, kështu që vetëm shtrohet pyetja nëse ai mendon se qytetarët janë senile dhe ndërkombëtarët kanë harruar se ai gjatë protestave të tij shtëpia e kundërshtarit të tij politik, pastaj kryeministrit u sulmua, si u qëllua me raketë godina e qeverisë, shokët e tij partiak sulmuan përfaqësues ndërkombëtarë, madje edhe ambasadorin amerikan dhe zëvendësi i tij aktual Sveçla sulmoi persona nën mbrojtje ndërkombëtare dhe shkatërroi automjete të misioneve ndërkombëtare, për çka ai nuk ishte përgjegjës.”, ka shkruar Lista Serbe në reagim.

Advertisement

Në reagimin e tyre thuhet se Kurti dëshiron përshkallëzim të mëtejshëm të situatës dhe ngritje të tensioneve e konflikteve.