Advertisement
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka dhënë informata shqetësuese për masat e mundshme që mund të pësojë Kosova për shkak të situatës së tensionuar në veri të vendit.
Selimi në Twitter ka thënë se tri shtete të BE-së po i shqyrtojnë kërkesat për pezullimin e fondeve të IPA-s dhe liberalizimin e vizave
Ai ka thënë se këto janë lëvizje drastike e të pa pranueshme.
“Informacioni më i fundit nga diskutimet brenda BE-së. Të paktën 3 shtete anëtare të BE-së (nuk do t’i përmendim këtu) po shqyrtojnë kërkesën për pezullimin e fondeve të IPA-s dhe visalib-it për Kosovën. Lëvizje drastike, e papranueshme, nëse shtyhen. Tani kemi nevojë për zgjidhje konkrete të paraqitura nga Kosova.” – ka shkruar Selimi në Twitter.
Advertisement