Kurti sot takon Borrellin në Bratisllavë

Advertisement

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohet sot me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, kryeministri Kurti do të takohet me Borrellin edhe emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Burime të Bashkimit Evropian e përmendën të martën Bratisllavën si vendtakim të mundshëm të Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe thanë se janë duke punuar në këtë drejtim.

Të dy liderët ishin të ftuar në forumin e sigursië. Nga Qeveria e Kurtit thanë fillimisht se kryeministri e ka shtyrë pjesëmarrjen, për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës.

Advertisement

 

Vuçiq, megjithatë, tha se nuk do të shkojë në Bratisllavë, sepse, siç u shpreh, “është më e rëndësishme të jem me popullin tim”.