Deklarata shqetësuese e Lajçakut

Advertisement

Përfaqësuesi Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, tha se ngjarjet në veri të Kosovës paraqesin një “përshkallëzim absolutisht të panevojshëm dhe të palogjikshëm” dhe se “vetëm një zgjidhje politike përmes dialogut” është e mundur dhe se është e qartë se NATO-ja nuk mund ta zgjidhë këtë çështje.

Lajçak theksoi se arsyeja e përshkallëzimit të konfliktit është mosbesimi i thellë mes dy komuniteteve.

“Më duhet të them se ky është një përshkallëzim absolutisht i panevojshëm dhe i palogjikshëm, sepse pas shumë e shumë muajsh negociata arritëm dy marrëveshje të rëndësishme, kjo do të thotë se kemi një rrugë drejt normalizimit, kemi një program që trajton qartë të gjitha çështjet e hapura”, tha Lajçak.

Sipas tij, “de-përshkallëzimi është i nevojshëm”.

Ipyetur nëse vendosja e forcave shtesë të NATO-s në terren do të kontribuojë në de-përshkallëzimin e konfliktit, Lajçak përsëriti se është e qartë se ky problem mund të zgjidhet vetëm politikisht, pra përmes dialogut ekzistues.

“NATO luajti një rol shumë të rëndësishëm, mbi të gjitha, në ruajtjen e paqes në terren. Edhe në këtë situatë të nxehtë, njësitet e KFOR-it ndanë policinë e Kosovës nga serbët e Kosovës. Fatkeqësisht, shumë prej tyre u plagosën në atë konflikt. Duke forcuar NATO-n, edhe garancitë se do të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm janë më të forta, por është e qartë se NATO-ja nuk mund ta zgjidhë këtë çështje, me gjithë respektin që kam për NATO-n”, tha Lajçak për “Deutsche Welle”. /Paparaci.com

Advertisement