Ish-drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës, Valdet Hoxha thotë se mund të ketë rrezik potencial në veri të Kosovës.
Sipas tij, ekziston mundësia që situata të eskalojë, teksa përmendi një plan strategjik të Serbisë dhe Rusisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ai u shpreh se zhvillimet në Mal të Zi dhe Maqedoninë Veriore tregojnë për një rrezik të pranishëm që nga viti 2014, sidomos pas luftës në Ukrainë.
“Serbia dhe Rusia kanë pasur një plan strategjik në komplet rajonin e Ballkanit dhe po i shohim zhvillimet në Mal të Zi dhe në Maqedoni, kjo jep me kuptu që prej viti 2014 e këndej dhe me theks të veçantë pas krijimit të konfliktit në Ukrainë, rreziku është potencial dhe në çdo moment mund të eskalojë situata”, tha ai në RTV Dukagjini.
“Këtë e vërteton edhe pararaundeve të bisedimeve apo paralajmërimet e ngjarjeve të caktuara qoftë politike siç ishte marrja e mandatit të Komunave të Veriut, është dashur telefonata urgjente e zotëri Chollet te presidenti serb Vuçiq, një tërheqje e veshit dhe pastaj të jepet betimi në mënyrë të qetë, përndryshe nuk do ta lejonin. Ata i blinduan dyert e komunave, është shumë fragjile situata, por kemi fat shumë të madh që kemi miqtë tanë ndërkombëtarë dhe koordinimi është i shkëlqyeshëm”.