¢Tashmë ka hyrë në fuqi, metodologjia e taksave të kyçjes në KEDS e aprovuar nga ZRRE.
Kjo metodologji, e para e këtij lloji, parasheh aplikimin e taksave të reja për kyçje dhe për shkyçje, thotë KEDS, transmeton klankosova.tv.
Tutje sipas tyre, qëllimi i metodologjisë së taksave për kyçje në rrjetin e shpërndarjes është që të rregullojë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me kyçjen dhe rikyçjen e konsumatorëve.
Në metodologji parashihet që taksa e kycjes për konsumatorët e rinj me kapacitet deri në 5 kWh të ulet nga 100, sa është aktualisht, në 60 euro. Ndërsa, sa i përket taksës së kapacitetit, nëse një konsumator kërkon që të regjistrohet ose të shtojë kapacitetet, dhe nëse ka kapacitete të lira në vendin ku kërkohet, atëherë taksa është zero.