Prishtina do të bëhet me stadium të ri futbolli, vendoset për lokacionin

Advertisement

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, janë takuar sot për të diskutuar rreth projektit për ndërtimin e stadiumit të ri në kryeqytet.

Përpos stadiumit “Fadil Vokrri”, kryeqytetit të Kosovës pritet ti shtohet edhe një tjetër stadium

“Stadiumi i ri do të ndërtohet në Bërnicë do të jetë i kategorisë së katërt, i cili do të plotësojë të gjitha standardet dhe kushtet e nevojshme për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare, përkatësisht të ndeshjeve të ekipit kombëtar dhe klubeve në garat evropiane. Ky stadium gjithashtu do të jetë një vend i përshtatshëm për organizimin e aktiviteteve tjera sportive dhe eventeve të ndryshme”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Advertisement

Ademi dhe Rama kanë rënë dakord që Federata e Futbollit e Kosovës të ketë përgjegjësinë për menaxhimin e stadiumit të ri, në të njëjtën mënyrë siç ndodh me stadiumin “Fadil Vokrri”. Ata diskutuan po ashtu edhe për mirëmbajtjen e stadiumit ekzistues, gjendjen e fushës dhe organizimin e ndeshjeve kombëtare dhe të ekipeve që garojnë në Evropë.