Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 12:50, në Sharpelj- Jarinje, në brezin kufitar Kosovë-Serbi ka ndaluar një person të dyshuar me inicialet M.J., 39-vjeç.
Sipas njoftimit, ai ishte duke drejtuar automjetin “Golf karavan”, ngjyrë e bardhë, me targa serbe, i cili dyshohet se udhëtonte në dr ejtim të Serbisë përmes rrugëve ilegale.
Prandaj, u tha se gjatë realizimit të kontrollit të automjetit, konkretisht në bagazh të automjetit, të dyshuarit i është gjetur një armë automatike e tipit mitraloz.
“Policia e Kosovës ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore, arma është konfiskuar dhe pas konsultimit me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda në procedurë të rregullt për ”Kalim të pa autorizuar të vijës kufitare” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftimin e PK-së.
