Ky është personi qe i dha fund jetes mbrëmë në Kamenic

Advertisement

Mbrëmë në fshtatin Krilevë të Kamenices ka ndodhur një ngjarje e rendë , ku një person është gjetur pa shenja jetë. Sipas burimeve te para, personi i ka dhënë fund jetës së tij me një armë zjarri.

Sinjali mëson se viktima është Xhemajl Demolli, 67-vjeçar.

Demolli i cili ishte mësues në pension, u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij, teksa vdekjen e ka konstatuar mjeku i ekipit mjekësor të Emergjencës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë gjetur dhe sekuestruar armën e tipit kallashnikov e cila dyshohet se u përdor në rast. Nuk dihen motivet që shtynë drejt kësaj tragjedie, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Advertisement

 

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *