𝗣𝗮𝗴𝗮 𝗺𝗲𝘀𝗮𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘃𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿𝗲 𝟰𝟬 𝗺𝗶𝗷ë 𝗲𝘂𝗿𝗼, 𝗚𝗷𝗲𝗿𝗺𝗮𝗻𝗶𝗮 𝗸ë𝗿𝗸𝗼𝗻 𝗽𝘂𝗻ë𝘁𝗼𝗿ë 𝗻ë 𝗸ë𝘁ë 𝘀𝗲𝗸𝘁𝗼𝗿

Advertisement

Paga mesatare vjetore e infermierëve në sektorin e kujdesit është 40 mijë euro bruto. Shkak i largimeve masive të infermierëve gjermanë, Gjermania ka ngritur alarmin për angazhim të infermierëve në sektorin privat nga e mbarë bota.

Në kërkim të fuqisë punëtore, Gjermania synon të fokusohet në vende jashtë Evropës, si Brazili, Meksika dhe Indonezia, tha Ministri i Punës Hubertus Heil, raporton Al Jazeera, përcjell Gazeta Insajderi.

Së bashku me përfaqësuesit e ekonomisë, ne po punojmë për një strategji në vendet ku ka shumë më shumë punëtorë të rinj dhe të kualifikuar në tregun e punës” tha ai në një intervistë për të përditshmen  ‘Neue Osnabruecker Zeitung’.

 

Vetëm 33 punëtorë të kualifikuar shfaqën gatishmëri për 100 vende pune të hapura në sektorin e kujdesit të huaj në privat.

Advertisement

Presidenti i Fondacionit për Mbrojtjen e Pacientëve, Eugen Brysch, kritikoi njëkohësisht importimin masiv të infermierëve dhe vuri në dukje se potenciali për plotësimin më të lehtë të pozitave të hapura në sektorin e kujdesit ekziston edhe tani në Gjermani, por se kushtet e punës duhet të përmirësohen në mënyrë që për të përdorur këtë potencial dhe vendet e punës u bënë më tërheqëse