I dyshuar për baste, merret vendimi final për Xhakën

Advertisement

Pas shumë hetimeve, Federata e Futbollit të Anglisë, Komisioni i Lojërave të Fatit dhe Agjencia Kombëtare e Krimit kanë mbyllur hetimet mbi dyshimin se Granit Xhaka kishte vënë bast që ai të ndëshkohej.

Granit Xhaka është liruar nga gjitha akuzat për përfshirje të bastit, pas kartonit të verdhë që ai e mori në fitoren e Arsenalit kundër Leedsit 4:1, para 17-të muajsh.

Kështu ka raportuar sot e përditshmja angleze, “Daily Mail”.

Rasti kishte nisur të hetohej pasi ishte përfshirë një bastvënie prej 52 mijë funteve që Xhaka të merrte karton të v erdhë në 10-të minutat e fundit të ndeshjes që u luajt në dhjetor të vitit 2021

Advertisement

Të udhëhequrit e Mikel Artetas në atë moment ishin duke fituar 3:0, kur Xhaka u ndëshkua nga gjyqtari Andre Marriner për humbjen e kohës në minutën e 86-të.

Shumë pamje dolën në rrjetet sociale ku shihej se mesfushori i “revolveristëve” qëndronte pranë topit në pjesën e fushës së vet dhe nuk e nisi lojën për rreth 20 sekonda. Ai e vonoi nisjen e një goditje dënimi.

Pas gjashtë muajsh hetimi nga Federata e Futbollit të Anglisë në vitin e kaluar, çështja i kaloi Agjencia Kombëtare e Krimit pasi dyshohej për përfshirje të krimit të organizuar, por tani ky rast është mbyllur për shkak të mungesës së provave.