Escobar tregon se çfarë vërejtje i ka dhënë SHBA-ja – Serbisë

Advertisement

Gabriel Escobar ka raportuar sot në Senatin Amerikan në seancën për Ballkanin Perëndimor ku ka diskutuar edhe mbi ndikimin rus e kinez në rajon, me theks të veçantë në Serbi.

Ai ka thënë se ndikimi dashakeq i Kinës ekziston në gjithë rajonin, por në Serbi ekziston më shumë dhe ka vënë në dukje se SHBA-të i kanë dhënë vërejtje Serbisë të mos blejë armë nga Kina, shkruan Paparaci.com.

Esobar ka thënë se kanë ofruar mundësi të tjera përveç investimeve kineze duke përmendur kështu SHBA-të dhe BE-në si mundësitë e vetme për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Kisha me thënë se ndikimi dashakeq i Kinës ekziston në gjithë rajonin por në Serbi ekziston shumë. I kemi tërhequr vërejtjen Serbisë të mos blejë armë nga Kina. I kemi inkurajuar këto vende që të shohin alternativat, alternativa amerikane është një prej tyre. Tani kemi më shumë kompani amerikane në Serbi. Dallimi është se Kina ofron financim më të lehtë për këto vende dhe janë “kafshatë e lehtë” për këto vende të lehta dhe me këtë vjen edhe ndikimi politik. Ne duhet të jemi më të kujdesshëm për ndikimin e Kinës në vendet e rajonit, mendoj që duhet të afrohen më shumë me BE-në sa i përket mekanizmave të financimit.”, tha Escobar.

Advertisement