Advertisement
Këngëtari si dhe fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania” , Luiz Ejlli pas daljes nga BBVA është treguar mjaft aktiv në fushën e muzikës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Pas koncertit në Gjakovë në datat 13 dhe 14 maj, Luizi ka njoftuar se qyteti i radhës në të cilin do të performojë është Ferizaji.
Këngëtari shkodran do të këndoj atje më 20 maj në ora 23:00.
Advertisement
Luizi në Ferizaj do të jetë së bashku me Donaldin, Romeon dhe Elgit Dodën.
Kujtojmë që Luizi së fundmi ka lansuar këngën “2 Shotsa” bashkë me këngëtarin Donald Veshaj.
