Çfarë ndodh nëse hani hudhër me stomak bosh?

Advertisement

Kur mendon për ushqimet që duhen ngrënë me stomak bosh, hudhra është e fundit që të vjen ndër mend.

Megjithatë sipas ekspertëve të mjekësisë popullore, kjo perime është e para që duhet ngrënë në mëngjes. Sipas ekspertëve, një thelpi hudhër e papërpunuar duhet të hahet çdo ditë për të arritur dozën terapeutike prej 900 mg. Në të njëjtën kohë, thelpia e hudhrës duhet të copëtohet ose të shtypet që të sekretohet alicina.

Ekspertët kanë kryer shumë studime sipas të cilave, njeriu duhet të konsumojë hudhër përpara se të hajë apo pijë. Në këtë mënyrë dhe krejt e vetme, hudhra do të ketë aftësi më të forta kundër mikrobeve dhe infeksioneve. Kjo ndodh sepse kur jeni pa ngrënë, bakteret janë tejet të ekspozuar dhe të brishtë.