Moti sot në Kosovë

Advertisement

Të hënën në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat mbeten tipike vjeshtore në të dy vlerat ekstreme. Ato minimale pritet të sillen ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 10 dhe 14 gradë Celsius.

Advertisement

Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë pothuaj në gjithë territorin.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe mesatarisht e fortë.