Gjendet i vdekur një pacient në Entin Special në Shtime

Advertisement

Një pacient i moshës 64-vjeçare është gjetur i vdekur në Entin Special në Shtime sot rreth orës 5:00 të mëngjesit.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli

Viktima ishte dërguar pa shenja jete në QKMF në Shtime ndërsa nga personeli i Entit Special në Shtime kanë thënë se ai që një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën terapi mjekësore.

“Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet. Nga hetimet e zhvilluara hetuesit kanë mësuar se pacienti ishte sjellur pa shenja jete në QKMF-Shtime, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa sipas personelit të Entit Special në Shtime, viktima një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën terapi mjekësore”- ka thënë Veseli për KALLXO.com.

Advertisement