Gazeta Insajderi ka publikuar emrin dhe fotografinë e personit që dyshohet se vrau nënën e tij pasditen e së premtes në Pejë.
Ky medium, raporton se i dyshuari është Urim Hyseni.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se i dyshuari është arrestuar.
“Po, është arrestuar i dyshuari”. – ka bërë të ditur ai.
Rugova për Nacionalen ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00 Policia është informuar në lidhje me këtë rast. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, saktësisht në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Aty ka dalur edhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet për “vrasje të rëndë”.- ka thënë Rugova.
Nacionale ka kontaktuar edhe Prokurorinë e Pejës për të mësuar më shumë detaje rreth rastit, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje