Advertisement
Gazeta Insajderi e ka kontaktuar gazetaren për të kuptuar më shumë detaje. Ajo konfirmoi se rasti tashmë është paraqitur në Policinë e Kosovës.
Ndërkohë që u shpreh se nuk ka asnjë dyshim se kush mund të qëndrojë prapa këtij akti.
“E kam paraqitur rastin në polici. Nuk kam ndonjë dyshim. Sot në mëngjes kur jam nisur për në punë e kam hetuar. Në dy vende ishte thyer forcërisht”
Advertisement
Ditë më parë cak i një sulmi ishte edhe gazetari tjetër i RTK-së, Alban Selimi. Një person ia vuri flakën garazhit së shtëpisë së gazetarit.