Georgina Rodriguez aktualisht është duke promovuar sezonin e dytë të serialit të saj, ‘Unë jam Georgina’, që do të ketë premierë këtë të premte, më 24 mars, në Netflix.
Duke diskutuar për sezonin e ri të serialit të saj të suksesshëm, Georgina theksoi se kishte më shumë kohë për të filmuar gjëra që nuk arriti t’i përfshijë në pjesën e parë. “Shikuesit do të ndihen shumë të identifikuar dhe do ta pëlqejnë atë,” shtoi ajo. “Këtë sezon kam udhëtuar shumë më tepër, sepse sezoni i parë është regjistruar në një kohë shumë të shkurtër dhe këtë sezon kemi pasur një pushim. Në fund regjistrimet kanë zgjatur shumë më tepër dhe falë kësaj kam mundur përfshijë shumë gjëra të tjera”.
Georgina më tej ka zbuluar dhuratën speciale që ka marrë nga Ronaldo këtë sezon. “Këtë vit ai më dhuroi kohën e tij, sepse ditëlindja ime përkon gjithmonë me një lojë dhe kaloj shumë pak ditëlindje me të”, theksoi modelja. “U ndjeva shumë e lumtur sepse munda ta ndaja ditëlindjen time me të, me fëmijët e mi, me familjen time dhe me miqtë e mi”.