Advertisement
Nusret Cena 48 vjeçar, ish-veterani i UÇK-së, është vrarë mbrëmë me breshëri plumbash, derisa ishte në veturën e tij. Persona e dyshuar ende nuk janë arrestuar. Prokuroria ka konfirmuar se ka filluar hetimet intenzive.
Cena është gjetur i vrarë në magjistrale Ferizaj–Kaçanik, konkretisht në Kaçanik të Vjetër.
Ndërkohë, Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se janë duke vazhduar hetimet për vrasjen e Nusret Cena, ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Advertisement
Dyshohet se persona të panjohur nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, njofton Policia.
/GazetaInsajderi