Vedat Muriqit i rritet vlera e kartonit – vetëm Rrahmani më i vlefshëm

Advertisement

Vedat Muriqi është një nga lojtarët më të pëlqyer si te Kosova ashtu edhe te klubi i tij nga La Liga, Mallorca.

Para pak minutave, sulmuesi ‘dardan’ i është rritur vlera nga 10 milionë euro, në 15 milionë euro.

Kjo vlerë në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’ rritet për shkak të paraqitjeve të tija fantastike në La Liga, ku ka shënuar 10 gola deri tani.

Advertisement

Kujtojmë që Muriqi me shokë udhëtojnë nesër në Tel Aviv për t’u përballur me Izraelin në ndeshjen e parë para-kualifikuese për Euro 2024. /Lajmi.net/