Advertisement
Haxhi Krasniqi do të rikthehet më në fund në ringun e boksi
Boksieri kosovar do të jetë pjesë e natës së madhe të boksit “Hazrolli Boxing Gala”, që do të mbahet më 25 shkurt në “Audi Dome Munich”.
Krasniqi ka njoftuar se do të përballet me boksierin belg, Timur Nikarkhoev.
35-vjeçari gjithashtu bëri të ditur se më 25 shkurt do të dalin në ring edhe boksierët tjerë shqiptarë; James Kraft, Shefat Isufi, Armend Xhoxhaj, Isuf Kelmendi dhe Kushtrim Tahirukaj.
Advertisement