Katër të vdekur në aksident, publikohen pamjet nga vendi i ngjarjës

Advertisement

Katër persona kanë vdekur në një aksident në hyrje të Shtimes.

“Rreth orës 19:15, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve; vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën. Vdekja e tyre është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli për Insajderin.

Advertisement

Ekipet e Emergjencave janë në vendngjarje.

Ndërsa, njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *