Historia e fshatit unik në Bullgari ku shqipja ruhet prej 500 vitesh

Advertisement

Diaspora shqiptare në Bullgari kanë pasur kontribut të çmuar për Rilindjen shqiptare, për zhvillimin e kulturës dhe të edukimit shqiptar. Nëpër arkivat bullgare ka mjaft informacione për praninë e shqiptarëve në trojet bullgare që datojnë që nga Mesjeta.

Në këtë material përshkruhen shkurtimisht ngjarjet dhe personalitet kryesore të diasporës shqiptare në Bullgari mbi bazën e burimeve bullgare dhe osmane. Vëmendja është përqendruar mbi vendbanimet shqiptare, mbi koloninë shqiptare në Sofje, mbi fshatin shqiptare në Bullgarin e sotme -Mandrica, si edhe mbi veprimtarinë e disa shqiptarëve në Bullgari me rendësi të madhe për zhvillimin e kulturës shqiptare.

Në këtë material përshkruhen shkurtimisht ngjarjet dhe personalitet kryesore të diasporës shqiptare në Bullgari mbi bazën e burimeve bullgare dhe osmane. Vëmendja është përqendruar mbi vendbanimet shqiptare, mbi koloninë shqiptare në Sofje, mbi fshatin shqiptare në Bullgarin e sotme -Mandrica, si edhe mbi veprimtarinë e disa shqiptarëve në Bullgari me rendësi të madhe për zhvillimin e kulturës shqiptare.

Shpërngulja e shqiptarëve në trojet e Bullgarisë së sotme ka një histori të gjatë. Ekzistojnë burime me karakter legjendar që datojnë ardhjen e shqiptarëve në Bullgari në kohën e mesjetës (Sipas Paisij Hilenderskit, shqiptarët e pare kanë mërguar në Bullgarin lindore në fund të shekullit X.

Në: Райков, Б. Паисевият ръкопис на „История славянобългарская” 1762. София, 1989, с. 71.). Faktet e para të regjistruara për mërgimin e shqiptarëve në territoret banuara me bullgarë janë nga koha e sưɳɖìɱìʈ osman (Българската държавност в актове и документи, съст. В. Гюзелев, София, 1981, с. 121.). Sipas historianëve bullgarë, kolonia e parë shqiptare është kjo në fshatin Kopilovci, në veriperëndim të Bullgarisë (Гюзелев, Боян. Албанци в Източните Балкани. София, 2004, с. 91.).

Bojan Gyzelev citon episkopin katolik Petër Bogdan Bakshiç, i cili shkruan në vitin 1640: “Katolikë ka 1200 vete, fëmija 360, mund të them me kombësi shqiptare, sepse kanë ardhur prej kohësh nga Shqipëria dhe deri tani e ruajnë këtë gjuhë”. Ka pasur edhe pak shqiptarë katolikë në disa fshatra të tjera në këtë pjesë së vendit. Pas kryengritjes kundër sundimit osman në vitin 1688, popullsia e kësaj zone është vënë mbi reprezaljet e forta osmane dhe 1/3 ka hu mb ur jetën ndërsa të tjerat kanë mërguar në Valahi dhe në Transilvani. Të gjitha vendbanimet janë shkatërruar dhe plotësisht të djegur.

Advertisement

 

Shumë më gjatë zhvillohet historia e shqiptarëve ortodoks në Bullgarinë qendrore dhe lindore. Afër kryeqytetit mesjetar bullgar Tërnovo edhe sot ekziston fshati Arbanasi me arkitekturën e tij unike. Ka mjaft dokumente osmane nga shekujt XVІ – XVІІІ në të cilat përshkruhet hollësisht popullsia e kësaj fshati. Sipas një prej hipotezave, pas fushatës ushtarake të sulltanit Bajazid ІІ në vitin 1492 në Shqipërinë jugore shqiptarët kanë mërguar në Bullgari për t’u shpëtuar nga dh u na.

Dokumentet pohojnë që popullsia e fshatit ka qenë në rritje dhe në vitin 1660 në këtë fshat kanë jetuar afër 5000 njerëz kryesisht shqiptarë (Димитров, Страшимир. Бунтовни движения в Търновско и Източна България по време на Чипровското въстание. 1988, с. 39.). Përparësia e Arbanasit në këtë periudhë është në statutin e privilegjuar në Peɾɑɳɖȯɾìɳȅ osmane – kanë ruajtur rrugën kryesore drejt Tërnovos dhe kanë paguar më pak tatime. Në shekullin XVІІІ për shkak të problemet e brendshme në Perandorinë osmane, fshati dhe tërë rajoni janë në rënie të vazhdueshme. Pas shkatërrimit e fundit në vitin 1798 popullsia e tij ka shkuar kryesisht në Bukuresht.

Të rinjtë nga Mandrica nuk kanë harruar origjinën e tyre dhe përtërijnë kulturën shqiptare të fshatit. Jo pak shqiptarë të rinj studiojnë në Universitetet bullgare dhe formojnë ƙȯɭȯɳì të vogla në qytetet kryesore bullgare. Në këtë mënyrë, lidhjet shqiptaro-bullgare ruhen dhe zhvillohen edhe në shekullin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *