Kush do të jetë sonte e ftuara speciale në BBVK?

Advertisement

Prime i sontëm në Big Brother VIP Kosova vjen me një vrull ngjarjesh që nuk duhen humbur.

Dinamikat brenda shtëpisë kanë qenë të shumta brenda kësaj jave, andaj ato do të shtjellohen një nga një.

Por, nuk mjafton me kaq.

Mbrëmja e sotme do ta ketë një të ftuar special.

Fjala është për këngëtaren e njohur të estradës shqiptare, Leonora Jakupi e cila do të performojë sonte për banorët dhe për publikun.

Advertisement

Pasi që sot festohet edhe 15 vjetori i Pavarësisë, atmosfera që do të krijojë Leonora sonte në këtë Prime, do të jetë e paharrueshme.

Sigurisht që na mbetet ta shohim sonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *