A do t‘i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë? përgjigjet Kurti

Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth ish-krerët e UÇK-së që po mbahen tash e dy vjet në Hagë si të akuzuar për krime lufte.

Ai tha se nuk beson që UÇK-ja ka kryer krime lufte ashtu siç pretendon Gjykata Speciale, por përkundrazi, e ka bërë një luftë të drejtë e çlirimtare.

Kurti u pyet në Tv Klan se a do t’i vizitojë ata në Hagë. Përgjigja e tij ishte se nuk e përjashton një mundësi të tillë, raporton Paparaci.

“Nuk e përjashtoj atë mundësi. Më duhet të marr veprime sipas asaj që mund të ndihmojë apo të jetë e dobishme. nuk shoh tension të tillë”, shtoi ai.

Advertisement
Shefi i qeverisë dha një përgjigje në pyetjen se a ka tensione me mediat apo gazetarët në Kosovë.

“Jam adhurues i madh i kritikës dhe kundërshtues i madh i shpifjeve. Pa kritikën ndaj meje, unë nuk mund të eci mjaftueshëm përpara”, ka thënë KurtI

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *