7 vjet pa u zgjidhur rasti i Astrit Deharit – çka thotë sot Dardan Molliqaj për vdekjen e tij?

Advertisement

Ne e kemi bërë një aksion, në nëntorin e viti 2021 para qeverisë së Kosovës me deklaratat, e zyrtarëve qeveritarë tashëm, që kanë qenë dikur opozitarë dhe anëtarë të partisë LVV. Për të treguar se asnjëherë, nuk e kanë pasur as synim, as qëllim zbardhjen dhe vendosjen e drejtësisë për rastin Dehari. Këta e kanë përdor Astrit Deharin vetëm atëherë kur iu ka nevojit për konsum politik, prej fitimit të zgjedhjeve e deri në përvjetorin e parë, me 5 nëntor të 2021-ë, nuk kanë bë asnjë deklarim apo veprim për të”, ka thënë ai për Insajderin.

Ish-sekretari i VV-së madje shprehet se partisë së Kurtit nuk i intereson zgjidhja e rastit të aktivistit që ka vdekur në rrethana të dyshimta.

Nuk besojmë që iu intereson drejtësia për Astrit Deharin, përkundrazi ju intereson mos zgjidhja e këtij rasti, në mënyrë që të iu lejohet spekulimi dhe interpretimi se si ata donë. Ata nuk e duan drejtësinë sepse drejtësia do t’i demantonte me ato metoda të cilat ata I kanë përdorë për me ardhë në pushtet

Advertisement
”, deklaroi ai.

 

Edhe humbja e mostrave është përgjegjësi e këtyre, aty edhe emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit ka qenë në kohën e tyre. Gati 1 vit e gjysmë pasi e kanë marrë pushtetin, dhe nuk ka arsyetime të tilla, prandaj mendoj që është një prej dëshmive që LVV se ka dashur asnjëherë zbardhjen e rastit të Astrit Deharit prej ku ne nuk jemi aty”.

Gjatë kësaj interviste, kreu i PSD-së ritheksojë se arrestimi i Astritit ishte i pa ligjshëm teksa ceki se kujt i përket përgjegjësia për vdekjen e tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *