Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli i ka bërë një surprizë shumë të madhe moderatores Kiara Tito ditën e sotme.
Edhe pse ajo nuk di ende asgjë, në kuadër të festës së Shën Valentinit, Luizi ka bërë realitet ëndrrën e tij, duke i dedikuar Kiarës një këngë dashurie.
Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë që nga momenti i publikimit, kënga po thyen rekorde teksa është dëgjuar nga 370 mijë veta. Kjo shifër në fakt duket se po vjen në rritje e mesa duket do të vijojë të rritet me shifra të pabesueshme.
Kënga duket se do të kthehet në himnin e shumë të dashuruarve, duke qenë se është publikuar ditën e sotme kur data shënon 14 shkurt.
Vetë Luizi, i cili duket se është ideator i kësaj kënge, e ka cilësuar këtë dhuratë të tij si ‘diçka historike që nuk ka ndodhur në asnjë “Big Brother’.