Agjendat e pista të Hashimit në Amerikë!

Advertisement

Hashim Thaçi, në cilësinë e presidentit të Kosovës, shpërdoroi, skajshëm, krye-pozitën shtetërore

 

Ecejaket e shpeshta, më saktë, sorollatjet e Hashimit në SHBA, populli i quante – t`panet e Hashimit në Amerikë – duke huazuar nga bijat, që dikur shkonin për ndejë, nga një javë, deri në tri javë, në familjen e prindërve, siç thoshin – në gjini. Por, këto vajtje-ardhje, ish in, kryesisht, private dhe, herë-herë, edhe takime intime e konspirative, me ndoca zyrtarë, të cilët rezultuan të jenë – miq për kokë të Serbisë, madje edhe me pagesë shpërblyese, për shërbimet në favor të saj.

Advertisement

Hashim Thaçi, në cilësinë e presidentit të Kosovës, shpërdoroi, skajshëm, krye-pozitën shtetërore. Si njeri i shantazhuar, nga Serbia, për dosjet e vëllimshme, për krimet e luftës dhe të pas luftës, si dhe nga Shërbimi Informativ, DGSE francez, i cili “gatoi” dhe e mbikëqyri, me një qetësi kriminale, vrasjet e dhjetëra dhe shpërnguljen e mijëra shqiptarëve, nga Veriu i Mitrovicës, në Jug të qytetit. Hashimi shoqërohej nga kolegu i tij, Kadri Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *