Vetaksident në Istog, vdes një person

Advertisement

Një person rreth moshës 29-vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lobuzhdë të Istogut.

Lajmin  e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

 

“Po e konfirmoj. Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lobuzhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Advertisement

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve të aksidenteve dhe Prokurori” tha Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *