Edi Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës

Advertisement

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi sot në një intervistë për “Euronews Serbia” se Serbia mban përgjegjësinë kryesore për situatën e krijuar në dialogun me Kosovën, pasi, sipas tij, nuk është e gatshme ta pranojë realitetin se “nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, por vetëm Republika e Kosovës”.

“Serbia është më përgjegjësja për situatën që kemi në dialog, sepse nuk është e gatshme ta pranojë realitetin, ndërsa realiteti ka ndryshuar. Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës”, tha Rama.

Advertisement

I pyetur për faktin se pesë vende të Bashkimit Evropian ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, kryeministri shqiptar u përgjigj se pesë nga 27 shtete përbëjnë një numër të vogël dhe tregojnë se shumica dërrmuese e ka pranuar realitetin.