Ky është i riu që u vra mbrëmë

Advertisement

Është zbuluar identiteti I viktimës së ngjarjes së rëndë që tronditi Ferizajn mbrëmjen e së dielës, ku një person u gjet pa shenja jete në një banesë në lagjen “Intercon”.

 

Viktima është Florim Haxhidema rreth 32 vjeç, i cili u gjet i pajetë në katin e nëntë të një objekti banesor në rrugën “Sejdi Sejdiu”.

 

Sipas informacioneve të siguruara, 32-vjeçari kishte një plagë në kokë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë, e cila është sekuestruar së bashku me një gëzhojë për ekzaminime forenzike.

 

Në kuadër të hetimeve, Policia ka arrestuar Muhamet Begishollin rreth 48 vjeç i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

 

Po ashtu, është ndaluar për 48 orë edhe A. R rreth 24 vjeç, vajza e të dyshuarit, e cila kishte pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Repartin e Psikiatrisë në QKUK.

 

 

Ndërkohë, H. R, bashkëshortja e Muhamet Begishollit dhe nëna e A. R, në këtë fazë të procedurës është intervistuar në cilësinë e dëshmitares.

Advertisement

 

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i Florim Haxhidemës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

 

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.