Dalin 100€ për punëtorët e sektorit privat – Ja kur dalin për studentët

Advertisement

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se janë ekzekutuar pagesat për punëtorët e sektorit privat që i plotësuan kriteret për të përfituar nga kjo mbështetje e njëhershme e Qeverisë.

 

“Pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, tashmë janë ekzekutuar, ashtu siç patëm paralajmëruar”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Për studentët, ndërkaq, ai tha se komisioni vlerësues po “vijon punën”.

Advertisement

Ndërkohë, për masën e mbështetjes së studentëve komisioni vlerësues po vijon punën dhe do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati për ekzekutim”.