Advertisement
Hi Sipas rezultateve të publikuara në platformën e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës 2026, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryeson bindshëm listën e kandidatëve më të votuar brenda subjektit, me 264.000 vota.
Pas tij renditet Glauk Konjufca me 203,820 vota, ndërsa vendin e tretë e mban Albulena Haxhiu me 121,334 vota.
Në dhjetëshen e parë të kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes renditen gjithashtu:
- Hekuran Murati – 103,595 vota
- Donika Gërvalla-Schwarz – 99,010 vota
- Xhelal Sveçla – 80,960 vota
- Avni Dehari – 72,225 vota
- Hajrulla Çeku – 68,645 vota
- Mimoza Kusari-Lila – 64,948 vota
- Ejup Maqedonci – 61,900 vota
Advertisement
Rezultatet tregojnë një epërsi të konsiderueshme të Albin Kurtit ndaj kandidatëve të tjerë të listës, duke konfirmuar mbështetjen e lartë elektorale që ai gëzon brenda elektoratit të Lëvizjes Vetëvendosje.