Haxhiu zbulon skenarin për zgjedhjen e Presidentit

Advertisement

“Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor ne duhet të angazhohemi në takime me partitë politike në mënyrë që ta gjejmë një zgjidhje për çështjen e presidentit. Le të shohim njëherë përfundimin e procesit të numërimit, duke qenë se janë edhe votat e mërgatës, votat e tjera me kusht dhe asistencë. Sapo të mbyllet ky proces është shumë e rëndësishme që të jepet kontribut dhe të dëshmohet vullnet në mënyrë që të mos përballemi me situata sikur në 2025 dhe në këtë periudhë që lamë pas”.

“Nëse ka vullnet nga partitë politike do të gjindet vullneti. Është e rëndësishme që të dëshmohet vullnet. Kemi shumë dallime në çështje të ndryshme, por për çështjen e presidndetit duhet të ulemi dhe të flasim seriozisht dhe të dëshmojmë vullnet”, tha Haxhiu për RTK nga Sofje e Bullgarisë ku janë zhvilluar punimet e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Advertisement