Advertisement
Policia e Kosovës ka arrestuar kandidatin për deputet të Partisë Demokratike e Kosovës, Qëndrim Kryeziu, gjatë një aksioni, ku u bë rrënimi i pompës së benzinës e cila ndodhet në Fushë Kosovë, përballë selisë së AKI-së. Bëhet fjalë për pompën e derivate “Patroni” Sh.P.K., e cila ishte mbyllur dy vite më parë me vendim të Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa sot është rrënuar.
Kryeziu kishte kundërshtuar prishjen e objektit, në hapësirën ku parashihet të ndërtohet objekti i ri i Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa sot ai u paraqit aty gjatë aksionit të rrënimit.
Advertisement
Ndonëse Policia i tha të largohej, Kryeziu kundërshtoi çka bëri që të përfundonte në veturën e policisë dhe u shoqërua për në stacion