Dy të fuqishmit nga Amerika zbarkojnë në Prishtinë, do të takohen me Albin Kurtin

Advertisement

Dy kongresistët amerikanë, republikani Keith Self dhe demokrati Suhas Subramanyam, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Serbi, ku gjatë ditës do të qëndrojnë edhe në Luginën e Preshevës, rajon i banuar me shumicë shqiptare.

Delegacioni amerikan do të pritet fillimisht në Beograd nga kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabić, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Preshevës. Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cilësoi vizitën si “një moment historik për Luginën”, duke theksuar rëndësinë e vëmendjes amerikane ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë.

Vizita vjen disa muaj pasi, me iniciativën e kongresistit Self, Komiteti për Politikë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan miratoi një projektligj që kërkon nga Departamenti amerikan i Shtetit përgatitjen e një raporti gjithëpërfshirës mbi gjendjen e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2022, në Serbi jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë, ndërsa Lugina e Preshevës vazhdon të konsiderohet nga raportet ndërkombëtare si një nga rajonet më të izoluara dhe më pak të zhvilluara në vend.

Një ditë më herët, kongresistët amerikanë vizituan edhe Bosnje e Hercegovinën, ku zhvilluan takime me përfaqësuesit e Presidencës së shtetit dhe me zyrtarë ndërkombëtarë. Gjatë vizitës, SHBA-ja ritheksoi mbështetjen për Marrëveshjen e Dejtonit, integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Advertisement

Ende nuk është bërë e ditur nëse delegacioni amerikan do ta vizitojë edhe Kosovën. Javën e kaluar, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se kishte zhvilluar një takim virtual me një grup kongresistësh amerikanë, ku mori pjesë edhe Self.

Ndërkohë, në fund të prillit, Keith Self së bashku me kongresistët Ritchie Torres dhe Mike Lawler propozuan një rezolutë në Kongres që mbështet avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, duke vlerësuar qeverisjen demokratike, mbikëqyrjen civile të forcave të sigurisë dhe bashkëjetesën shumetnike në Kosovë.