Nga Amerika vjen lajm i madh për Ushtrinë e Kosovës

Advertisement

Shtetet e Bashkuara thonë se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor dhe avancimi i interesave ekonomike amerikane në rajon e bëjnë SHBA-në “më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë”, sipas një dokumenti të ri të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH).

Raporti i ri i Departamenti i Shtetit i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor thotë se konfliktet dhe ndasitë e pazgjidhura vazhdojnë ta rrezikojnë stabilitetin e rajonit. Dokumenti u përgatit pas një kërkese të Kongresit amerikan dhe paraqet prioritetet e politikës amerikane në rajon.

Për Kosovën, SHBA-ja kërkon që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim në normalizimin e marrëdhënieve dhe të zbatojnë marrëveshjen e arritur më 2023 në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Raporti thekson se trupat amerikane vazhdojnë të jenë pjesë e KFOR-it, i cili konsiderohet kyç për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Gjithashtu, SHBA-ja mbështet transformimin e FSK-së në forcë profesionale të mbrojtjes territoriale.

Dokumenti përmend edhe projektet energjetike në Kosovë, përfshirë modernizimin e termocentraleve me qymyr dhe projektet për gazifikimin e qymyrit, si pjesë e planeve energjetike në rajon.

Sipas raportit, politika amerikane në Ballkan nuk fokusohet më në “ndërtim shtetesh”, por në krijimin e partneriteteve dhe stabilitetit afatgjatë. SHBA-ja synon të fuqizojë vendet e rajonit që vetë t’i zgjidhin problemet e tyre, pa varësi të madhe nga ndërhyrja ndërkombëtare.

Advertisement

Prioritetet kryesore amerikane janë:

  • ruajtja e stabilitetit rajonal,
  • luftimi i ndikimit të Rusia dhe Kina,
  • lufta kundër krimit të organizuar,
  • zgjerimi i investimeve dhe tregtisë amerikane në Ballkan.

Raporti akuzon Rusinë për nxitje të tensioneve etnike dhe mbështetje të aktorëve destabilizues, ndërsa Kinën për zgjerim të ndikimit përmes investimeve, kredive dhe lidhjeve me elitat politike.

Gjithashtu thuhet se grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor përbëjnë kërcënim për sigurinë amerikane për shkak të lidhjeve me trafikun e drogës, pastrimin e parave, migrimin ilegal dhe krimin kibernetik. SHBA-ja paralajmëron se do të vazhdojë goditjen e këtyre rrjeteve kriminale.

Në aspektin ekonomik, SHBA-ja e sheh Ballkanin si rajon me potencial për bizneset amerikane, sidomos në energji, infrastrukturë dhe teknologji, dhe synon të shtyjë përpara marrëveshje të reja tregtare në rajon.