Ish-deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Skenderaj dhe Drenicë, duke shpërndarë postimin e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.
Në reagimin e tij, Hamza kritikoi ashpër dërgimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës në Drenicë, duke thënë se “mbrëmë pamë skena aspak të mira”, ndërsa akuzoi Qeverinë për “presion dhe demonstrim force”.
Ai i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të “ndërpresë propagandën, urrejtjen dhe provokimet”, duke shtuar se “politika e përçarjes” nuk mund të ndalë largimin e votuesve.
Hamza po ashtu u bëri thirrje qytetarëve dhe votuesve të PDK-së që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të fokusohen tek zgjedhjet e 7 qershorit, ku sipas tij, përgjigjja ndaj situatës duhet të jepet me votë.