Ekskluzive| Kjo është top 10-shja e LVV-së

Advertisement

Sipas burimeve të Gazeta Minuti, kjo pritet të jetë TOP 10-shja e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me liderin e partisë Albin Kurti në krye të listës.

Burimet bëjnë të ditur se në dhjetëshen e parë janë renditur figurat më të fuqishme të partisë, ministra aktualë dhe emra me peshë të madhe politike brenda LVV-së.

TOP 10-shja e listës së LVV-së:

  1. Albin Kurti
  2. Glauk Konjufca
  3. Donika Gërvalla
  4. Avni Dehari
  5. Albulena Haxhiu
  6. Hekuran Murati
  7. Xhelal Sveçla
  8. Arbërie Nagavci
  9. Mimoza Kusari-Lila
  10. Shqipe Selimi

Kjo listë po konsiderohet si një kombinim i figurave kryesore të ekzekutivit dhe njerëzve më të afërt të Kurtit në parti, ndërsa pritet të ngjallë reagime të shumta në skenën politike dhe në opinionin publik. Burimet e Gazeta Minuti bëjnë të ditur se LVV synon të hyjë fuqishëm në garë me emrat më të njohur dhe më të votuar të saj.

Advertisement