S’merr pjesë në zgjedhje, tërhiqet nga gara

Advertisement

Një nga figurat e njohura të Lidhja Demokratike e KosovësRrezarta Krasniqi, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e garës për deputete në zgjedhjet e 7 Qershorit.

Advertisement

Përmes një reagimi publik, Krasniqi tha se vendimi erdhi pas “shumë diskutimeve dhe reflektimeve personale”, duke falënderuar strukturat e partisë në Vushtrri dhe në gjithë Kosovën për mbështetjen dhe besimin ndër vite.

Ajo ka theksuar se, pavarësisht mungesës në listën zgjedhore, do të vazhdojë angazhimin e saj politik në kuadër të LDK-së, duke u fokusuar në fitoren e partisë dhe forcimin e strukturave në terren.

“Si nënkryetare e degës në Vushtrri, do të vazhdoj të punoj pa u ndalur për fitoren e LDK-së, për forcimin e strukturave tona dhe për rikthimin e besimit qytetar tek vizioni rugovian”, ka deklaruar ajo.

Në mesazhin e saj, Krasniqi ka dërguar edhe një mesazh të fortë politik për partinë, duke theksuar se LDK-ja nuk duhet të jetë “pronë e interesave personale apo stacion i përkohshëm për ambicie individuale”.

“LDK është e popullit”, ka përfunduar ajo në reagimin e saj, duke lënë të kuptohet se do të mbetet aktive në betejat politike që e presin partinë në periudhën e ardhshme.