“Uragani Mërgata”, vazhdon fuqishëm regjistrimi

Advertisement

Mbi 30 mijë aplikime janë bërë brenda vetëm tri ditëve nga diaspora për t’u regjistruar në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, duke treguar një interesim të jashtëzakonshëm të mërgatës për procesin zgjedhor, raproton Gazeta Minuti.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani janë pranuar rreth 29 mijë kërkesa për regjistrim, ndërsa numri po vazhdon të rritet nga ora në orë. Nga këto, mbi 15 mijë aplikime tashmë janë aprovuar, mijëra të tjera janë në shqyrtim, ndërsa një pjesë janë refuzuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë.

Advertisement

Interesimi masiv i diasporës po konsiderohet si një nga mobilizimet më të mëdha të viteve të fundit, derisa regjistrimi për votim jashtë Kosovës ka nisur më 6 maj dhe do të zgjasë deri më 17 maj.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 7 qershor 2026.