Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme, 8 maj 2026.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizelin) është caktuar në 1.67 euro për litër, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me ditët e fundit.
Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës për sot është përcaktuar në 1.52 euro për litër, kurse gazi do të tregtohet me çmim maksimal prej 0.81 euro për litër.
MINT ka bërë të ditur se këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes së derivateve në territorin e Kosovës.
Lëvizjet e çmimeve vazhdojnë të ndikohen nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të naftës, ndërsa qytetarët dhe bizneset po përballen me ndryshime të vazhdueshme në koston e karburanteve.
Institucionet përgjegjëse kanë paralajmëruar se monitorimi i tregut do të vazhdojë në baza ditore për të siguruar zbatimin e çmimeve të përcaktuara.
