Kurti jep lajmin e mirë për prindërit

Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se procedurat për regjistrimin e lindjes së një fëmije do të thjeshtohen ndjeshëm, duke mos kërkuar më që qytetarët të enden nga një institucion në tjetrin, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, të gjitha të dhënat për të porsalindurin dhe prindërit do të mblidhen në mënyrë digjitale që në maternitet, përmes pajisjeve elektronike, dhe më pas do të shpërndahen automatikisht në sistemet përkatëse shtetërore.

 

 

Ky sistem i integruar përfshin shërbimet shëndetësore, regjistrin civil dhe skemat e përfitimeve për fëmijë e lehona, si dhe institucione të tjera relevante, duke hequr nevojën për dokumente fizike dhe aplikime të veçanta.

Advertisement

#albinkurti