Zgjedhjet në Kosovë, vjen reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit

Advertisement

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për vazhdimin e bllokadës politike në vend.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se “bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës”.

“Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet. Do të donim t’i shihnim të gjitha grupet politike të bashkëpunojnë për interesat më të mira të popullit të Kosovës”, tha zëdhënësi.

Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 7 qershor, pasi Kuvendi u shpërnda automatikisht për shkak të dështimit për zgjedhjen e presidentit brenda afatit kushtetues.

Lëvizja Vetëvendosje akuzon opozitën për bojkot, ndërsa opozita fajëson pushtetin për mungesë bashkëpunimi dhe tendencë për përqendrim të pushtetit. Legjislatura e fundit zgjati më pak se tre muaj, duke thelluar krizën politike që nga viti 2025.

Advertisement

Analistët paralajmërojnë rrezik të paqëndrueshmërisë institucionale, të ngjashme me Bullgaria, si dhe kosto financiare për shtetin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurat zgjedhore: afatet për partitë dhe kandidatët janë hapur në maj, ndërsa fushata do të zgjasë nga 28 maji deri më 7 qershor.

Zgjedhjet pritet të kushtojnë rreth 10.9 milionë euro, me mbi 2 milionë votues potencialë.