LAJMI FUNDIT: Kurti nënshkruan këtë marrëveshje

Advertisement

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se do të rindërtohet Xhamia e Ibrit, një monument me rëndësi historike dhe kulturore, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 02.05.1999 gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një njoftimi, ai bëri të ditur se është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rekonstruktimit të kësaj xhamie, në praninë e Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, kryeimamit Vedat Sahiti dhe Ministres së Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci.

Kurti bëri të ditur se është nënshkruar edhe një memorandum tjetër bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, i cili synon promovimin e trashëgimisë kulturore islame.

“Këto angazhime janë pjesë e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend, pas dëmeve të shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998–1999. Investimet në këtë fushë do të vazhdojnë edhe në vitet në vijim”- shkruan Kurti më 02.05.2026.

Advertisement

Për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ka njoftuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës.

BIK ka theksuar se ky memorandum mbështet ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore.