Konjufca, ka përshëndetur rezolutën e miratuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Advertisement

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përshëndetur rezolutën e miratuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Sipas tij, kjo rezolutë përfaqëson një sinjal të fortë politik dhe strategjik në mbështetje të Kosovës, duke e afruar vendin drejt integrimit në aleancën më të madhe ushtarake në botë.

Konjufca theksoi se anëtarësimi në NATO është një objektiv kyç për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të Kosovës, si dhe një garanci për paqen në rajon. Ai shtoi se mbështetja nga SHBA-ja është vendimtare dhe dëshmon partneritetin e fuqishëm mes dy vendeve.

Advertisement

“Ky është një hap i rëndësishëm që e forcon rrugën tonë euroatlantike dhe konfirmon se Kosova ka vendin e saj në strukturat ndërkombëtare të sigurisë”, është shprehur ai.