Mësohet marrëveshja Osmani-LDK

Advertisement

Osmani–Abdixhiku drejt marrëveshjes për zgjedhje, rikthim i mundshëm në LDK

Një zhvillim i rëndësishëm politik raportohet të ketë ndodhur në prapaskenë, ku ish-presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim të gjatë me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Sipas burimeve, takimi është mbajtur larg vëmendjes së mediave dhe ka pasur në fokus bashkëpunimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Mësohet se palët kanë arritur një marrëveshje politike që mund të ndikojë në rikonfigurimin e skenës politike.

Burimet bëjnë të ditur se Osmani pritet t’i prijë listës zgjedhore të LDK-së, duke shënuar një rikthim të saj në këtë parti. Pjesë e marrëveshjes raportohet të jetë edhe përfshirja e rreth 20 kandidatëve të afërt me të në listë.