Rama: godet Kurtin po i shfrytëzon…

Advertisement

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për vendimin që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, duke e cilësuar këtë si një “lojë politike të padrejtë”.

Rama deklaroi se Kurti nuk është i fokusuar në qeverisje, por në ruajtjen e pushtetit. Sipas tij, kryeministri në detyrë po i përdor qytetarët për qëllime politike, në vend që pushtetin ta përdorë në funksion të tyre.

“Unë e kam thënë këtë qysh në janar. Kjo është një lojë politike e padrejtë e Albin Kurtit. Ai nuk do me qeverisë derisa është në pozitë, vetëm lufton për pushtet, jo për shtet e jo për qytetarë. I përdor qytetarët për pushtet dhe vazhdon me kriju bllokadë institucionale”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se Kurti kishte mundësi të gjente zgjidhje politike, duke pasur mbështetje të konsiderueshme nga votuesit, por sipas tij, ka zgjedhur rrugën e krizës së vazhdueshme.

“Ka pas 51% të votës së qytetarëve dhe ka mund me gjetë zgjidhje. Por, i shfrytëzon qytetarët për me mbajt pushtet, nuk e shfrytëzon pushtetin për me i ndihmu qytetarët”, theksoi ai.

Advertisement

Ndërkohë, kriza politike në vend është thelluar pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin e ri, pavarësisht afatit 34-ditor të dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

Pas kësaj situate, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka caktuar 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike.

Zhvillimet e fundit pritet të thellojnë përplasjet politike në vend, ndërsa partitë po përgatiten për një tjetër garë zgjedhore në një klimë të tensionuar politike.